Kryeministri Edi Rama ka reaguar shkurtimisht pas deklaratës së Lulzim Bashës, që tërheqjen nga zgjedhjet lokale të Kavajës e interpretoi si fitore të protestës së opozitës.

Rama reagoi përmes një postimi në Facebook.

“Lulëzim fitore të tilla paç ngahera, po a me thua dot si ka mundësi që anëtarët e tu në KQZ po zihen kundër tërheqjes së kandidatit tonë?!”, shkruan Kryeministri.