Darka e fundvitit me deputetë dhe ministrat e mazhorancës nuk u ka shpëtuar batutave mes krerëve të partive. Protagonist të tyre ishin kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi dhe Kryeministri Edi Rama.

Të mërkurën në mbrëmje Rama i kishte ftuar në Pallatin e Brigadeve, deputetë dhe ministra të mazhorancës si dhe krerët e dy partive, pjesë e koalicionit, Ilir Metën dhe Shpëtim Idrizin.

Batuta e Ramës me Idrizin, të cilii i ka kujtuar Vangjel Dulen, qe: “Shpëtim, nuk janë të gjithë katolikë në Shqipëri, ka dhe ortodoksë. Por ti i sheh të gjithë ortodoksët si Vangjel Dulja dhe nuk i përmend,” ka ndërhyrë Rama. Më tej, Rama ka shtuar:  “Unë dhe Iliri jemi bashkëkryetarë të këtij koalicioni. Si të ardhur vonë në këtë koalicion, juve Shpëtim u duhet pak më shumë kohë për t’u kolauduar.” /Panorama