Përmes postimit të rubrikës së tij Amarcord, Kryeministri Rama ka zgjedhur figurën e Skënderbeut për të iu përgjigjur Maqedonisë.

Duke qenë se më 2 Mars përkujtohet Lidhja e Lezhës, Rama thekson se kjo datë na kujton solidaritetin dhe shtetformimin e shqiptarëve.

“Gjykatorja e historisë e ka thënë tashmë fjalën e saj mbi vlerën e një të tillë përbashkimi për shpëtimin e të drejtave të shqiptarëve, sikundër sot, historia e gjykatoreve të njollosura dëfton urgjencën për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve”, shkruan Rama

Postimi i plotë:

AMARCORD

Kjo gravurë, nxjerrë prej një botimi të moçëm hagjiografik mbi Skënderbeun, e paraqet heroin kombëtar të shqiptarëve me shëmbëlltyrën e një princi te të 40-tat, atë mot, 1444, 2 marsi i të cilit, falë Lidhjes së Lezhës, u bë pararendësi i paqtimit, solidaritetit dhe shtetformimit mes shqiptarëve.

Gjykatorja e historisë e ka thënë tashmë fjalën e saj mbi vlerën e një të tillë përbashkimi për shpëtimin e të drejtave të shqiptarëve, sikundër sot, historia e gjykatoreve të njollosura dëfton urgjencën për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve