Kryeministri shqiptar Edi Rama me rastin e prezantimit të listave të kandidatëve për deputet të PS për zgjedhjet e reja u ndal sërish duke komentuar krizën në Maqedoni.

Ai tha se maqedonasit duhet të kuptojnë se shqiptarët në Maqedoni nuk janë minoritet.  “Por janë popullsi shtetëformues, janë dy enitetet që formojnë Maqedoninë, të gëzojnë respektin, liritë dhe të drejtat 100 për qind të barabarta me maqedonasit. Ne duam një Maqedoni stabile, të zhvilluar demokratikisht dhe ekonomikisht, sepse duam që ky vend të jetë shembëlltyrë harmonie mes fqinjëve, dhe ku asnjë shqiptarë të mos ndjehet qytetarë i dorës së dytë.”, theksoi kryeministri Rama, duke theksuar se Aleanca e PS në listën e saj për deputetë ka përfshirë edhe një kandidate të minoritetit maqedonas.

Duke folur për krizën e fundit, shqiptarët të mos përdoren si alibi për konfliktin e krijuar në Maqedoni. “Të kapërcehet kjo krizë, që vazhdon të përshkallëzohet dhe lufta për pushtet ka përfshirë si alibi shqiptarët.”.