Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar emrat e 4 ministrave të cilët do të largohen nga qeveria e tij, duke mohuar aludimet se këto largime janë imponuar nga aleati Meta, apo nga presioni i ushtruar nga Partia Demokratike.

“Së pari këto ndryshime nuk kanë asnjë lidhje me shfaqjen televizive të PD. Të 4 ministrat e rinj do të jenë po nga Partia Socialiste Ndryshimet nuk lidhe me ndonjë kërkesë të Ilir Metës. ”, u shpreh Rama, duke theksuar se “ndryshimet e qeverisë nuk reflektojnë asnjë gjë tjetër përveçse drejtuesit tanë politike të fokusohen në kontaktet me njerëzit për zgjedhjet.”

Ashtu siç edhe Top Channel pati bërë publike më herët, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ministri i Antikorrupsionit Bledi Çuçi dhe ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi janë edhe ministrat që do të largohen.

Rama ka shprehur konsideratë për 4 ministrat e larguar ndërsa Tahirin e ka cilësuar “Kampioni ynë”. “Ndryshimet janë politike. Do të jenë 4 nga radhët e PS. Ndryshimet nuk nxiten nga puna, ata largohen me rezultatet më pozitive. Saimir Tahiri kampioni ynë ku policinë e ktheu në institucionin më të besuar për shqiptarët.”

Nesër do të zyrtarizohen largimet e tyre, ndërsa emrat e ministrave të rinj ende nuk dihen.