Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos thotë së lojtarët spanjollë nuk vlerësohen shumë në garën për “Topin e Artë”.Cristiano Ronaldo pak ditë më parë fitoj “Topin e Artë”, të katërtën në karrierën e tij, duke lënë prapa Lionel Messin e Barcelonës dhe Antoine Griezmann e Atletico Madridit.

Por, ajo që ka irrituar Ramosin është fakti pse ai, e as Andres Iniesta dhe Koke nuk morën asnjë vote në garën për çmimin e lojtarit më të mirë në botë.

“Nuk jam i befasuar pse unë nuk kam marrë asnjë votë, jam i befasuar pse as Iniesta e as Koke, nuk morën asnjë votë për ‘Topin e Artë’”, ka thënë Ramos.

“Jam i habitur se si Raul e Iniesta nuk e fituan asnjëherë ‘Topin e Artë’”. Duket se lojtarët spanjollë nuk vlerësohen shumë”, tha spanjolli.