Ben Collins e ka vozitur një Land Rover Sport, nëpër pistën e gjatë dy kilometra që ndodhet në Murren të Zvicrës.

Makina me 510 kuajfuqi ka lëvizur me 150 kilometra në orë, megjithëse terreni ishte shumë i thepisur dhe në disa raste, i pjerrët deri 75 për qind, transmeton Telegrafi.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni lëvizjet që ka bërë ai, në vozitjen e veturës që peshon afro dy tonelata e gjysmë, në mënyrë që të mos rrotullohet dhe të dalë nga shtegu.

Ndryshe, në filmim mund të shihen edhe pamjet mahnitëse që e rrethojnë këtë pistë, e cila gjatë sezonit dimëror shfrytëzohet për sporte me ski.