Në seancën e sotme gjyqësore për rastin e Kumanovës kanë dëshmuar familjarët e Irfan Lutfiut, një nga të akuzuarit për ngjarjen e 9 dhe 10 majit në Lagjen e Trimave, të cilët kanë hedhur poshtë akuzën për përfshirjen e tij në veprime luftarake, madje njëri nga dëshmitarët, Marçillo Stefanovski tha se Lutfiu më 8 maj në orët e mbrëmjes ka qenë në vendin e tij të punës si berber ku i ka ofruar shërbimet djalit të tij.

Në seancën e sotme janë paraqitur edhe dëshmitarin për të akuzuarin tjetër Besnik Ajdini të cilët pohuar se i njëjti gjatë gjithë kohës ka qenë me ta dhe nuk kanë vërejtur asnjë dyshim mbi përfshirjen e tij në ngjarjet e Kumanovës. Janë dëgjuar dëshmitë edhe për policin Arsim Bajramin, përfshirë edhe atë të koleges së tij, Igor Mitevski i cili tha sa Bajramin e kishte takuar më 9 maj jashtë lagjes së Trimave. Sipas palës mbrojtëse në seancat e ardhshme do të thirren në cilësinë e dëshmitarëve edhe politikanë, si kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, deputeti, Artan Grubi ndërsa gatishmërin për të dëshmuar nëse thirret e ka konfirmuar edhe ish ministri i punëve të brendshme Mitko çavkov.

Secili person që ka marrë pjesë në telefonatat përgjuara do të jetë I propozuar dhe do të marrë pjesë – tha avokati Naser Raufi, përcjell Alsat.

Ndryshe, seanca e sotme gjyqësore filloi me ankesat e të akuzuarve Shefqet Kallaqit të cilit nuk iu lejua paraqitja në gjykatë me një bluz me flamurin amerikan ndërsa Esat Kafigjollit iu konfiskua një fletore me shënime mbrojtëse për në seancë. Valdet Zeka tha se gjatë kontrolli i është grisur bibla si dhe një libër i Nënë Terezës.
Një ankesë ishte për flamurin e Amerikës ka qenë në miniaturë tek bluza e kane veshur të akuzuarin dhe nuk e kanë lejuar

Shefqet Kallaqin , u ankua edhe Esat Kafegjolli ku ja kanë marrë fletoren ku e përgatit mbrojtjen e vetë – tha avokati Naser Raufi.

Në seancën e radhës më 17 shkurt do të nis marrja në pyetje e të akuzuarve ndërsa i pari që do të paraqitet para trupit gjykues do të jetë Sami Ukshini i njohur si komandat Sokoli.