Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku ka reaguar pas publikimit të pagës së saj në media, duke pasur për bazë raportimin që ajo ka bërë në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit (AKK).

Ajo shkruan se paga është e njëjtë për secilin ambasador dhe se nuk ka ndonjë pagë të veçantë për të.

Madje, thotë se kjo duhet të ndryshojë, varësisht nga standardi i vendit ku shërben. Sipas Çitakut paga prej 3393 euro, konsiderohet e ulët në SHBA.

Postimi i plotë i Çitakut:

“Po e shoh që disa portale qenkan marrë me pagën time. Më lejoni t’ju njoftoj që paga e Ambasadorit është e njetë, si për atë që është Ambasador në SHBA, si për atë që është Ambasador diku tjetër. Pra, nuk ka pagë të veçantë për mua. Dhe kjo duhet të ndryshojë. Paga e Ambasadorit do të duhej nivelizuar varësisht nga standardi i vendi ku shërben. E më lejoni t’ju them, meqë e paskët bërë temë, paga prej 3393 euro është e madhe për Kosovë, dhe për rajon, por konsiderohet pagë e ultë këtu ku shërbej unë. Nuk po ankohem, se mua më mjaftojnë
Googel mos më besofshi ,  ka shkuar Çitaku. 

Po e shoh që disa portale qenkan marrë me pagën time. Më lejoni t'ju njoftoj që paga e Ambasadorit është e njetë, si për…

Posted by Vlora Citaku on Donnerstag, 15. Juni 2017