Pa atë, tavolina e Vitit të Ri është e varfër. Por, përpara se të shpejtoni të blini gjelin e detit, është mirë të njihni disa ‘rregulla’ të dobishme:

Blijeni në dyqane dhe tregje që janë të kontrolluara për standardet e higjienës. Nëse blini gjel deti të freskët, kini kujdes mos të ketë shndërrime dermatologjike, mishi të mos jetë i nxirë ose në ngjyrë të gjelbër tek pjesa e barkut, qafa, në pjesën e brendshme të kofshëve ose poshtë krahëve.

Mos e zgjidhni nëse mishi në sipërfaqen e lëkurës dhe tek zgavrat e brendshme ka mbishtresë të ngjitshme (veshtullore).

Nëse e zgjidhni të ngrirë, kini kujdes të jetë i paketuar pa ajër (në vakum) dhe të ruhet në temperaturën minus 18 gradë. Për më tepër, shmanguni blerjes, nëse në pjesën e brendshme të paketimit ka copa akulli ose shumë lëngje.