Gjykata Supreme hodhi poshtë kërkesën e Prokurorisë Publike Speciale për largim të kryetarit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski për shkak të lidhjes me “bombat” e opozitës.

Në seancë të përgjithshme Supremja vendosi që Jovo Vangellovski të ngel pjesë e Këshillit Gjyqësor, i cili do të vendos për paraburgimin e të dyshuarit, Sead Koçan në rastin “Trust”.

Janeva në kërkesën e saj ka dorëzuar edhe transkriptin e bisedës mes ish ministrit të transportit, Mile Janakieski dhe Jovo Vangelovskit në rastin “Global”.

Në kërkesën për largimin e tij, nga PPS-së thanë se “Kjo bisedë e vë në pikëpyetje paanshmërinë e gjykatësit Vangelovski që të veprojë në ndonjë lëndë të caktuar, për shkak të ekzistimit të rrezikut real nga interesi i tij i mëparshëm për zgjidhjen e lëndës në drejtim të caktuar” – thonë nga Prokuroria Speciale.

Gjykata më e lart në shtet , hodhi posht edhe ankesën e gjykatëses Lidija Nedellkova, e cila u ankua për vendimin e Vangellovskit, që të heq atë nga Kshilli Penal, megjithëse sipas shpërndarjes elektronike edhe ajo duhështe të vendos për rsatin e biznesmenit Koçan.