Gjykata Penale për herë të dytë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike për ngrirjen e pasurisë së  VMRO-DPMNE-së.

Gjykata e ka refuzuar kërkesën me arsyetimin se nuk ka prova të mjaftueshëm se prona e partisë së VMRO-DPMNE-së është ndërtuar në mënyrë të paligjshme.

Goran Boshevski, Lenka Davitkova dhe Verka Petkovska janë gjykatësit e radhës që për here të dytë kanë refuzuar kërkesën e PSP-së. Gjyqtari i lëndës së mëparshme  ka refuzuar kërkesën me pretekstin se PSP-ja nuk ka dorëzuar një transkript të përgjimeve të cilat tregojnë se krimi dhe se prona e partisë ka qenë të fituar në mënyrë kriminale.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski është i dyshuari i parë në rastin e ri të cilën e ka hapur PSP nën emrin “Talir” e që ka të bëj me financimin e paligjshëm të partisë, shpëlarje parash, keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve.