Pasiguria e zgjedhjeve ju jep të drejtë partive t’ i interpretojnë gjërat ashtu  siç ju konvenon  dhe për këtë qëllim kemi pothuajse aq fitues sa kemi parti politike, shkruan REL.

Situata pas zgjedhjeve akoma është konfuze për vlerësimin se kush ka fituar dhe kush ka humb, por ekspertët nëpër debatet për opinion thonë se liderët e partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, secili  në mënyrën e vet, është humbës në këto zgjedhje.

Politikani shumë vjeçar Petar Goshev tha se opozita është fituese, ndërsa lideri i VMRO-së duhet të jep dorëheqje.

“Faktikisht më shumë qytetarë kanë votuar për opozitën. Tani  duhet të rivotohen edhe disa vendvotime dhe formalisht mund të ndodh që opozita të ketë aq ose më shumë vende të deputetëve. De fakto është ajo se  LSDM-ja është fituese pa pas parasysh se VMRO-ja ka arrit rezultat që nuk e meriton. Kështu që dorëheqjet duhet të i japin partitë që kanë qenë në pushtet sepse de fakto ato kanë humb në këto zgjedhje. Votat e tyre janë shumë më pak dhe kanë fituar më pak deputet në krahasim me zgjedhjet e kaluara”, deklaroi Petar Goshev.

Analisti Aleksandër Dashtevski tha se VMRO-ja ka fituar në këto zgjedhje, ndërsa lideri i LSDM-së Zoran Zaev nuk dha dorëheqje edhe pas publikimit të rezultateve të para nga këto zgjedhjet.

“Kemi premtim nga lideri i opozitës Zaev , se nëse humb edhe me një deputet do të jep dorëheqje. Rezultatet e para duhet të i pranojë çdo partisë edhe pse ato janë jo oficiale, por nga rezultatet e para shihet se kush ka fituar, dhe kush ka humb. Sepse tashmë i kemi  rezultatet, pavarësisht kundërshtimeve, ai duheshe të jep dorëheqje, ndërsa pastaj do të shohim. Derisa asgjë nuk ndërrohet, atëherë VMRO-ja është ajo që duhet të i urohet për rezultatin e pazgjidhur për fitore. Çdoherë  uron ai që ka humb”, deklaroi Dashtevski.

Sipas Goshevit në këto zgjedhje më shumë ka humb partia qeveritare e shqiptarëve BDI-ja,  por theksoi se lansimi i marrëveshjes varet nga anëtarësimi i tyre. Goshev gjithashtu ka theksuar se në Maqedoni çështja e përgjegjësisë politike mungon dhe tregon se nuk ekzistojnë standarde etike. Po të ekzistonin standardet shumë njerëz prej moti nuk do t’i kishim në politikë, tha ai.

Sipas Dashevskit, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti nuk duhet të largohet nga funksioni, edhe pse partia pas zgjedhjeve ka dalë me numër të përgjysmuar të mandateve.

Sipas analistit Lidija Hristova, pasiguria e zgjedhjeve ju jep të drejtë partive t’i interpretojnë gjërat në mënyrën e vet siç ju konvenon dhe për atë,  siç plotëson, kemi pothuajse aq fitues sa kemi parti politike. Ndërsa në Maqedoni opinioni është dëshmi për shpirtin fitues te pjesëmarrësit në zgjedhje pa marrë parasysh rezultatet, përgjegjësia politike është e panjohur në skenën politike në Maqedoni, tha Hristova.