Lindi më 15 shtator 1940 në Tiranë, Shqipëri. Ai është një aktor teatri dhe filmi. Një nga aktoret me popullorë te kinemase shqiptare, me mbi 35 role, duke filluar që nga viti 1963. Pasi kreu studimet ne shkollen e larte për aktore “Aleksander Moisiu”, prane Teatrit Kombetar ne Tirane, më 1968, filloi punë në Radio Tirana. Nga viti 1977 e deri sa doli në pension ishte aktor i Teatrit Kombetar të Tiranës.

Ndër rolet më të spikatura në film Samiu tek Fije që priten 1976, Prefekti tek Gjeneral gramafoni 1978, Bimbashi tek Liri a vdekje 1979, Isa Boletini tek Nëntori i dytë 1982, Ahmeti tek Dora e ngrohtë 1983, Adnani tek Hije që mbeten pas 1985, Aliu tek Binarët 1987, Emili tek Rikonstruksioni 1988, Kuke Memini tek Balada e Kurbinit 1990. Për rolet e Dajlan Beut tek Kush vdes në këmbë 1984 dhe Kryetarit të Këshillit tek Kur hapen dyert e jetës 1986 ka fituar Medalionin e Festivalit të Filmit më 1985 e 1987.

Në maj 2004 u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar me rolin e protagonistit në dramën Streha e të harruarve.

Më 7 tetor 2011 Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi zotit Reshat Arbana Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Aktorit të shquar të teatrit dhe kinematografisë, i cili me interpretimin mjeshtëror dhe origjinalitetin e tij u bë një artist popullor e shumë i dashur për publikun, rolet e të cilit kanë pasuruar me vlera të reja kulturën kombëtare.”
falmuri-yne
Më 26 Nëntor 2011 në koncertin “Nëntori II” organizuar në kuadrin e javës së kulturës shqiptare me rastin e 99 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Shoqata shqiptare në Parma të Italisë “Scanderbeg” i dorëzoi çmimin [“Skënderbeu – Diaspora shqiptare në Itali”] zotit Reshat Arbana të akorduar në emër të 24 shoqatave dhe subjekteve në Itali me motivacionin:Për personalitetin e jashtëzakonshëm, cilësinë artistike dhe frymëzimin me të cilin ka interpretuar role, histori, ngjarje, duke i pasuruar me humanizmin dhe kulturën që e karakterizon përherë. Çmimi ju dorëzua nga përgjegjesi i organizimit të shoqatës “Scanderbeg Parma” zoti Durim Lika.

Filmografia

Në kërkim të kujt (2009) – serial nga Top Channel Asim Qani
Familja Moderne (2008) – serial nga Kosova , Gjergji
Kaskadori shqiptar (1998) (TV)
Balada e Kurbinit (1990)………Kuke Memini, kryezoti
Vetmi (1990)…………………Andri
Flutura në kabinën time (1988)…. Xhaxhai
Rikonstruksioni (1988) (TV)
Binarët (1987)
Kur hapen dyert e jetës (1986)…. kryetari i këshillit të fshatit
Hije që mbeten pas (1985)…..Adnan Kodra
Te paftuarit (1985)
Kush vdes në këmbë (1984)
Shirat e vjeshtës (1984)
Zambakët e Bardhë (1984) …. Pedagog Petriti
Dora e ngrohtë (1983)…Ahmeti
Fundi i një gjakmarrjeje (1983)
Gracka (1983)
Kohë e largët (1983)
Nëntori i dytë (1982)…Isa Boletini
Shokët (1982)
Gjurmë në kaltërsi (1981)…Komandanti
Intendenti (1980)………..Kryetari i keshillit te fshatit
Liri a vdekje (1979)
Nga mesi i errësirës – (1978)
Gjeneral gramafoni (1978)…. Kryetari i bashkise
Kur hidheshin themelet (1978) (TV) …. Beqir Aga
Fije që priten (1976)…Sami Ameni
Pylli i lirisë (1976) Xha Kovi
Tinguj lufte (1976) …. Mësuesi
Kapedani – (1972)…. Nje nga te rinjte e fshatit
Plagë të vjetra (1968)…..Pacienti
Duel i Heshtur (1967)
Komisari i dritës (1966) Pjeter Mustaqekuqi