Vazhdimi i bisedimeve Kosovë-Serbi, pritet të nis sot në Bruksel. Kryesuesi i delegacionit të Kosovës, Avni Arifi, ditë më parë ka thënë se në takimin me palën serbe do të bisedohet për zbatimin e marrëveshjeve që janë arritur deri më tash.

Nga ora 10:00 delegacioni i Kosovës ka një takim me palën e Bashkimit Evropian për rifillimin e dialogut.

Gjithashtu temat të cilat pritet të diskutohen janë: Zbatimi i marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe tabelat e regjistrimit të automjeteve, Drejtësia, muri tek pjesa e Urës së Ibrit në Mitrovicë, Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe Energjia.

Agjenda e plotë e takimeve që pritet të zhvillohen sot dhe nesër dhe temat që do të diskutohen:

26 shkurt
09:00 – Takim bilateral Serbi -BE

10:00 – Takim bilateral Kosovë -BE

11:00 – 16:00 – Takim tre palësh për implementimin e marrëveshjeve të arritura përmes dialogut (siç është Liria e Lëvizjes dhe në veçanti ajo e tabelave të veturave, provizionet e tabelave, Drejtësia, etj)

27 shkurt
10:00 – 16:00 Takim tre palësh për të diskutuar themelimin e Komunave me Shumicë Serbe, për urën e Mitrovicës, dhe energjetikën. /Telegrafi/