Prokurorja speciale publike, Lençe Ristoska përgënjeshtroi informatat e paraqitura në mediumet proqeveritare se është takuar me liderin e LSDM-së Zoran Zaev.

“Ju informoj se adresa ime e banimit nuk është në rrugën Albert Ajnshtajn në Shkup dhe se informatat për takimin tim me liderin e partisë së LSDM-së, të theksuara në mediumet “Kurir”, “Republika”, “Veçer”, si dhe në portalet “markukule”, “puls24.mk” , “netpress.com.mk” janë tërësisht të pavërteta.

Duke pasur parasysh që informacionet janë të pavërteta, dhe unë si e brengosur aspak nuk isha e pyetur para paraqitjes së informacioneve, kërkoj ky demant të paraqitet nga të gjitha mediumet të cilat e shpërndanë këtë informacion të pa vërtetë dhe kërkoj publikisht falje nga këto mediume dhe portale, duke pasur parasysh faktin se me paraqitjen e këtyre informatave të pavërteta dëmtohet imazhi im”, thuhet në njoftimin e saj.