PSE VENDOSËM TA QUAJMË MANASTIRI LAJM ?

fb-logo-rng-single

Mundësitë që krijon interneti dhe rrjetet sociale janë një avantazh i madh për gjitha iniciativat e mirfillta dhe serioze qoftë në sektorin e mediave ose sektor të tjerë.

Mirëpo “ana tjetër e medaljes” çdo herë krijon edhe hapsira për keqpërdorime sikur që edhe jemi dëshmitarë të kohës, çdo ditë po shfaqen dhe zhduken portale të ndryshme informative, që kanë qëllim vetëm monetizimin nga audienca, duke shpërfillur të gjitha vlerat etike, morale, fetare apo kombëtare; vetëm për të aritur shikueshmëri sa më të lartë po dezinformojnë opinionin dhe po trillojnë lloj lloj shpifje duke mos i marë në konsideratë fare pasojat dhe efektet anësore.

Pikërisht ky shqetësim na detyroi që të marim këtë iniciativë, që opinioni shqiptar të ketë një pikë referimi dhe një platformë mediatike që përveç informimit të drejtë dhe në kohë reale, me një akcent të veçantë do të promovojë edhe vlerat pozitive, sidomos vlerat kombëtare shqiptare, hapsirë të veçantë dë ti kushtojmë edhe të kaluarës sonë të lavdishme historike që nga Pellazgët deri te lufta çlirimtare e UÇK-së, Kulturës dhe Traditës tonë autentike dhe autoktone.

Dhe nga nevoja për një profil të tillë, si mund ta emronim ndryshe përveç MANASTIRI LAJM, sepse qyteti i Manastirit është simboli i alfabetit, shkrimit, traditës dhe civilizimit tonë, është simbo i plagës shekullore të kaluarës sonë sa të dhimbshme aq të lavdishme, Manastiri është njëkohësisht Meka, Vatikani, Konstatinopoja dhe Jerusalemi i çështjes kombëtare shqiptare; prandaj dhe e pagëzuam MANASTIRI LAJM me qëllim të sesibilisimit të opinionit shqiptar, reth këtij simboli sinonim i bashkimit të të gjithë shqiptarëve pa dallim ideologjive, bindjeve fetare, botëkuptimeve dhe dallimeve individuale, duke promovuar edhe diversitetet tona si vlerë dhe pasuri kombëtare.


KUSH JEMI NE ?

 

Agjencia Kombëtare e Lajmeve MANASTIRI LAJM filloi misionin e informimit të opinionit mbarë-kombëtarë shqiptar në Nëntor të vitit 2016.

Kjo ishte data zyrtare e fillimit me punë, edhe pse ideja e themelimit daton shumë më herët. Duke u nisur nga parimi që punët serioze kërkojnë kohë dhe mund më të gjatë, punët për themelimin e MANASTIRI LAJM rrodhën natyrshëm dhe hap pas hapi.

Kur menduam se u plotësuan gjitha kushtet për fillimin me punë, duke pas para sysh kompletimin e stafit redaktorial, stafin e gazetarëve, stafin teknik dhe gjitha kushtet e tjera, vendosëm që MANASTIRI LAJM të ia dorëzojmë publikut.

Ekipi i angazhuar përbëhet nga kuadro të dëshmuara profesionale dhe me përvojë të madhe. Kjo vlen sidomos për gazetarët e angazhuar për të informuar publikun shqiptar dhe jo vetëm, në mënyrë profesionale, të paanshme, në kohë reale dhe mbi gjitha duke mbrojtur me kujdesin më të madh vlerat dhe kodin gazetaresk dhe kodin etik të gazetarisë.

Respektimi i kodit gazetaresk dhe kodit etik të gazetarisë, është udhërrëfim për punën tonë të përditshme. Lajm pa konfirmim dhe pa burim informacioni, nuk kalon në MANASTIRI LAJM.

Lajmet të karakterit spekulativ dhe me përmbajtje që bien në kundërshtim me kodin etik të gazetarisë, po ashtu nuk kanë vend në MANASTIRI LAJM.

MANASTIRI LAJM, është një nga ueb faqet informative më të sofistikuara në rajonin e Evropës Juglindore, duke ndjekur në hap zhvillimet dhe risitë teknologjike.

MANASTIRI LAJM, ka për mision të ndjek dhe pasqyron informacionet dhe zhvillimet e fundit, me qëllim që lexuesi që na beson informimin të jetë i njoftuar në kohë reale me lajmet më të reja.

MANASTIRI LAJM, filloi me shtrirje territoriale të informimit duke mbuluar çdo vendbanim ku jetojnë shqiptarët në Maqedoni, kurse mision dhe prioritet mbetet shtrirja edhe në trojet e tjera shqiptare.

Në fillim u tha se MANASTIRI LAJM filloi misionin e informimit të opinionit mbarë-kombëtarë shqiptar në Nëntor të vitit 2016, por jetëgjatësia e misionit për të informuar publikun shqiptar dhe jo vetëm, mbetet në besimin dhe mbështetjen e lexuesit tonë.

Urojmë që besimi, respekti dhe mbi gjitha raporti media – publik të mos lëkund në asnjë moment raportet tona.
Nga ana jonë, ne do të bëjmë përpjekje maksimale që këto vlera as mos të vijnë në dyshim.

RREGULLA PËR PËRDORIMIN E PËRMBAJTJES NGA UEB-FAQJA E MANASTIRI LAJM
Shikuesit tanë duhet ta dijnë që të gjitha të drejtat e përmbajtjes, përfshi dhe ato autoriale, i takojnë “MANASTIRI LAJM ”.

Me përdorim e ueb-faqes së “MANASTIRI LAJM ”, pajtoheni që përmbajtjen do ta shfrytëzoni vetëm për nevoja personale, jo komerciale.

Përmbajtja e ueb-faqes së “MANASTIRI LAJM ”, nuk lejohet të kopjohet, shpërndahet ose shitet, të tregohet publikisht apo të adaptohet, nëse nuk është rregulluar më herët me ndonjë marrëveshje paraprake me televizionin.

Prandaj ” MANASTIRI LAJM ” angazhohet t’i respektojë dhe praktikojë rregullat që do t’i vendosin mediumet e tjera, për përdorimin e përmbajtjeve të tyre.

Pa marrëveshje me redaksinë e “MANASTIRI LAJM ”, nga teksti i publikuar në ueb-faqen e “MANASTIRI LAJM”, mund të merren vetëm:
– Titulli
– Fjalia e parë e tekstit, dhe
– Detyrimisht duhet të vendoset linku që çon në ueb-faqen e “MANASTIRI LAJM”, më saktë tek teksti nga ku merret.
– Fotografia mund të shfrytëzohet (vetëm në madhësi të vogël, më të vogël se 250 piksel në horizontale), nëse në të është shënuar se nuk mund të shfrytëzohet pa lejen e “MANASTIRI LAJM”.

DUHET TA DINI !

Politikës për privatësi mund t’i qaseni në çdo kohë në ueb-faqen https://manastirilajm.com/rreth-manstiri-lajm/ dhe versioni në gjuhën angleze https://manastirilajm.com/privacy-policy/

Shfrytëzimi i juaj dhe/ose regjistrimi në cilëndo pjesë të ueb-faqes d.m.th. pranim i kësaj Politike për privatësi. Nëse nuk pajtoheni me kushtet e kësaj Politike për privatësi, Ju lutemi mos e shfrytëzoni ueb-faqen.

Kjo Politikë për privatësi nuk përfshin informata të mbledhura në vende të tjera, duke përfshirë, por duke mos u kufizuar në informata të mbledhura off-line dhe në ueb-faqe për tek cilat janë vendosur linke në ueb-faqe.

Politika e zbatuar për privatësi e MANASTIRI LAJM bazohet në Ligjin për mbrojtje të të dhënave personale të Republikës së Maqedonisë. Në formë elektronike, teksti i Ligjit (PDF) mund të shkarkohet nga ueb-faqja e Drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale të RM (http://dzlp.mk/).

MANASTIRI LAJM e respekton privatësinë e shfrytëzuesve të serviseve dhe shërbimeve të tij informative, si dhe privatësinë e vizitorëve të internet faqes www.manstirilajm.com.

Të gjitha të dhënat personale që janë marrë në formë elektronike apo në një formë tjetër, si dhe të dhënat të cilat personi i ka vendosur në formularet në internet faqen WWW.MANASTIRILAJM.COM, konsiderohet se janë marrë me pajtimin e atij personi.

MANASTIRI LAJM është përgjegjës për pasojat, dëmi material apo dëm tjetër që mund të paraqitet tek personi dhe tek personat e tjerë fizikë apo juridikë, nëse personi jep/vendos të dhëna jo të sakta apo jo të plota.

Të dhënat personale janë marrë vetëm për shkak të sigurimit të papenguar dhe vendosjes së serviseve dhe shërbimeve informative të MANASTIRI LAJM, të anketuesit/shfrytëzuesit apo vizitorit në internet faqen tonë.

MANASTIRI LAJM i ruan të dhënat personale të anketuesit/shfrytëzuesit, vetëm derisa zgjat detyrimi për shkak të së cilit të dhënat janë marrë.

Kur do të ndërpritet kontrata apo lloji tjetër i lidhjes mes MANASTIRI LAJM dhe personit anketues/shfrytëzues, të gjitha të dhënat personale përgjithmonë hiqen nga Përmbledhja e të dhënave personale të MANASTIRI LAJM, në afat prej 90 ditëve.

MANASTIRI LAJM obligohet që përpunimin e të dhënave personale të mos i besojë e as ato t’ia lëshojë një personi të tretë.

Të dhënat personale të shfrytëzuesve të serviseve dhe shërbimeve informative të MANASTIRI LAJM dhe të vizitorëve të internet faqes WWW.MANASTIRILAJM.COM , nuk janë të kapshme për persona të tretë, përveç në raste kur kjo është caktuar ndryshe me ligj apo marrëveshje plotësuese.

Të dhënat personale të shfrytëzuesve të serviseve dhe shërbimeve infomative të MANASTIRI LAJM dhe të vizitorëve të internet faqes WWW.MANASTIRILAJM.COM , nuk do të përdoren, as nuk do të lëshohen për reklama, marketinig apo qëllime të ngjashme afariste.