Lajmet e rrejshme tash e sa kohë janë bërë problem i madh dhe vështirë i menaxhueshëm.
Por kërcënimi i radhës, edhe më i fuqishëm se sa lajmet e rreme në formë të tekstit janë lajmet e rreme në formë të audios dhe pamjeve.

Kompania Adobe është duke punuar në produktin e ri, i cili po titullohet “Photoshop për audio”.

Ky produkt lejon përdoruesit që prej 10 deri në 20 minuta të përdorin zërin e një personi tjetër dhe të fusin fjalët që duan të thonë. Ky program mundëson që një gjë e tillë të duket shumë reale, që do të shkaktonte probleme të mëdha për tu detektuar nëse vërtetë nëse personi, zëri i të cilit dëgjohet, është duke thënë ato fjalë.

Kjo teknologji, besohet se do të ndihmonte shumë presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, që të përgatis dhe jap fjalime për ngjarje të ndryshme. Sipas zhvilluesve të këtij programi, një gjë e tillë do të bëhej aq natyrshëm, sa që nuk do të tingëllonte aspak si zë i prodhuar përmes kompjuterit, shkruan vanityfair.com, .

Ky program i Adobes nuk do të jetë i qasshëm pothuajse në të gjitha gjuhët.

Ndonëse Abode ka paralajmëruar këtë produkt nëntorin e kaluar por nuk ka treguar se kur do të dal në treg, në një të ardhme jo fort të largët ky produkt teknologjik do të jetësohet.

Edhe pse, lansimi i këtij produkti shihet si gjë e mirë, nuk duhet përjashtuar edhe keqpërdorimet që mund të bëhen me të.

Skenarët të tillë, sikur Trump kërcënon ndonjë shtet tjetër me luftë, mund të paraqesin probleme të mëdha globale, pasi teknologjia kaq e avancuar, bën që ngjyra e zërit të një personi të jetë pothuajse autentike.

burimi: Express