Është rritur në 150 numri i përgjithshëm i të vrarëve pas shpërthimit të një kamion-bombë javën e kaluar në Kabul, ka njoftuar sot presidenti afgan, Ashraf Ghani.
Ky ishte sulmi më vdekjeprurës që e ka goditur kryeqytetin afgan që nga rrëzimi i talebanëve në vitin 2001.
Shpërthimi ndodhi kur një kamion për bartjen e mbeturinave i mbushur me eksplozivë ushtarak shpërtheu në hyrje të zone të fortifikuar të qytetit, ku përfshihen ambasada të huaja dhe ndërtesa të qeverisë.

“Nuk ishim vetëm ne caku, i tërë komuniteti diplomatik ishte cak i këtij sulmi,” ka thënë Ghani para diplomatëve të huaj të mbledhur në një konferencë në Kabul.

Në këtë sulm u plagosen më shumë se 460 persona.

Të gjithë të vrarët ishin afganë, ndërsa Ghani i ka nderuar 13 policët që e kishin ndalur kamionin i cili kishte tentuar të futej në rrethinën e fortifikuar dhe të cilët humben jetët në këtë shpërthim,

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë ende për sulmin, i cili ka nxitur protesta antiqeveritare./Express/