Hulumtuesit e sigurisë kanë zbuluar një data bazë masive që përmban fjalëkalime për mbi 560 milionë e-maile, të bëra bashkë nga një person i panjohur.

Kjo data bazë është zbuluar nga ‘Kromtech Secutiry Research Center’, e cila tashmë është ngarkuar në sajtin ‘have i been pwned’, i cili lejon përdoruesit që të shohin nëse llogaria e tyre është kompromentuar.

Shumica e informatave që përmban kjo data bazë është kompromentuar gjatë një lëshimi në uebfaqet si Linkedln, LastFM, Tumblr e Dropbox.

Askush nuk e di se kush i ka bërë së bashku këto të dhëna, ndërsa hulumtuesit janë duke i quajtur ata “Eddie”, sipas emrit të profilit të atyre që i kanë postuar këto të dhëna.