Kremlini ka thënë sot se anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës në NATO nuk do ta forcojë stabilitetin dhe sigurinë në Evropë.

Ukraina dhe NATO do t’i fillojë bisedimet për udhërrëfyesin për pranimin e Ukrainës në NATO, me Kievin që është zotuar se do t’i kryejë reformat e nevojshme deri në vitin 2020, ka thënë sot presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, transmeton Express.

 

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, po ashtu ka komentuar ndaj deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, se Rusia duhet t’i tërheqë mijëra trupa të saj nga Ukraina.

Ai ka kundërshtuar duke thënë se Rusia nuk ka asnjë trup në Ukrainë./Express/