Rusia është e shqetësuar për faktin se gjykata e Francës liroi ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Pas një bisede telefonike të kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiç, me shefin e diplomacisë ruse, Sergey Lavrov, është thënë se Rusia ndanë shqetësim të thellë me Serbinë dhe standardet e dyfishta të Parisit ndodhin para politikës agresive për realizimin e “Shqipërisë së madhe”, e cila mund ta shkatërrojë stabilitetin e brishtë.

Lirimi i Haradinajt shkaktoi pakënaqësi në Beograd dhe pritet që Serbia t’i shkruaj edhe anëtareve të OKB-së.

Millovan Drecun, shef i komisionit për Kosovën në Parlamentin serb, thotë se për Serbinë, Ramush Haradinaj është ende person i kërkuar.

“Rasti i ardhshëm dhe i fundit ndërkombëtar është Gjykata e re në Hagë dhe do ta shohim nëse kjo do të ndodhë. Por, ne mendojmë se mund të bëhet koalicion mes Ramush Haradinajt dhe Thaçit dhe kjo do ta bënte më të vështirë situatën”, u shpreh Millovan Drecun, deputet serb.

Drejtësia serbe pretendon se ka fakte të reja mbi rastin Haradinaj. Ndalimi i tij është vetëm një nga akuzat në adresë të politikanëve nga Kosova dhe atyre që kanë marrë pjesë në luftë. Haradinaj u ndalua edhe në vitin 2015 në Slloveni.