Një marrëveshje, që Ivica Daçiq e quan “marrëveshje e rëndësisë historike”, është nënshkruar sot në Moskë mes kryeministrit serb Ivica Daçiq dhe ministrit rus të Mbrojtjes, Sergej Shojgu.

Gjashtë aeroplanë ushtarak MiG-29 janë kryefjala e marrëveshjes. Vlera e këtyre aeroplanëve është 600 milionë euro, e sipas “Danas”-it serb, këta aeroplanë do të aterrojnë në Beograd si dhuratë.

Dhuratat e rusëve nuk kanë përfunduar me aq. Vuçiq ka thënë se ushtria serbe ka ndryshuar gramatikisht pas këtyre ndihmave të Rusisë.

“Kjo është e pamatshme në krahasim me atë që kemi pasur. Morëm dhuratë 30 tanke T72, 30 automjete lufte të blinduara BRDM 2 dhe topa të vegjël”, ka thënë Vuçiq, që më pas në formë shakaje kishte thënë se përveç që Ministria e Mbrojtjes së Serbisë kishte kërkuar të gjitha llojet e raketave, “vetëm edhe armë nukleare nuk kanë kërkuar”.

Vuçiq i ka ofruar mikpritje në Beograd ministri rus Shojgu, duke thënë se mes popujve të tyre ka marrëdhënie të mira.

mig-29m-m2-mig29

 

e41ffc43295efddf24e3aa2117053267

 

0921-1