Kohët e fundit këngëtari Sabri Fejzullahu, ka prishur mardhëniet me shumë nga bashkëpuntorët dhe kolegët e tij.

Së fundi Sabriu ka prishur mardhëniet edhe me mikun e tij, këngëtarin Nystret Muqiqi

Arsyeja del të jetë krejt banale, pasi e gjitha kishte ardhur nga kushti që Sabriu i kishte vendosur Nystretit për t’i shkuar në dasmen e Albatritit.

Manastiri Lajm , mëson se Nystreti e kishte ftuar në dasëm Sabriun, por ai kishte vendosur kushte për të marrë pjesë në dasmen e Albatriti, sipas burimeve të Manastiri Lajm, Sabriu i kishte thënë se do të merrte pjesë në dasëm vetëm në rast se nuk e fton këngëtarin Sinan Hoxha dhe Emra Com’in.

Nystreti duke respektuar Sabriun, kishte vendosur ta pranonte këtë kusht dhe nuk ka ftuar as Sinanin dhe as Emra Comin, por në fund Sabriu nuk ka shkuar fare në dasmen e Albatritit.

Kështu që Nystreti ka prishur mardhëniet me Sinanin e Emren por tash edhe me Sabrinë.