Me dobësimin e BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së janë shtuar gjasat që të lirohen shqiptarët e arrestuar dhe të dënuar në raste të dyshimta.

Falë dobësimit të këtij binomi politik, deri në fund të këtij viti ka gjasa të lirohen edhe të arrestuarit e Grupit të Kumanovës dhe të dënuarit me burg të përjetshëm në rastin Monstra.

Një paralajmërim të tillë e ka bërë edhe deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, transmeton Gazeta Lajm.

Milloshoski në facebook ka shkruar se deri në fund të vitit do të gjenden gjykatës të cilët do ti lirojnë të arrestuarit e Grupit të Kumanovës, por edhe të dënuarit në rastin Monstra.

Milloshoski ka paralajmëruar se PSP do të hapë edhe 20 raste të reja dhe se do të publikohen “bomba” tjera. Gjasat për lirimin e të arrestuareve te Grupit të Kumanovës, Monstrës, Sopotit do të rriten edhe më tepër pas zgjedhjeve lokale, kur pritet që VMRO dhe BDI të dobësohen edhe më tepër.