Biznesmeni kontrovers Sead Koçan sot paradite u mor në pyetje në Prokurorinë Speciale Publike (PSP) të Katica Janevës.
Ai i shoqëruar nga avokati i tij Nikolla Dodevski u paraqit në PSP.

Ndryshe, Koçan, i cili është edhe i akuzuari i parë në rastin “Trust”, sot për here të pare është paraqitur para PSP-së.

Pas daljes nga Prokuroria, në pyetjen e gazetarit se ku ka qenë “në udhëtim zyrtar”, nuk u përgjigjën as Koçan e as avokati i tij.