Në Gjykatën Penale sot janë caktuar tri gjykime – për dhunën në Kuvend me 27 prill, për rastin e PSP-së “Fortesa 2” dhe “Magjar Telekom”.

Gjykimi i tretë i caktuar për sot në Gjykatën Penale është për “Magjar Telekom” në të cilën të dyshuarit Atilla Sendrei, Rollf Pllat dhe Zolltan Kishjakus, të cilët janë të akuzuar për keqpërdorimin e pozitës zyrtare, gjashtë muaj janë të pakapshëm për autoritetet e rendit.

Ish drejtorët e Magjar Telekom, Eleg Shtaub dhe Andras Ballog, janë marrë vesh që të paguajnë dënim me para dhe kanë marrë edhe ndalesë pesëvjeçare për veprimtarinë e kryer si drejtor ose të punësuar në të gjitha shoqëritë aksionare, në procesin që u mbajt në Gjykatën e Nju Jorkut.

Dëshmitari i mbrojtur i këtij rasti ,Sllobodan Bogoevski, ka akuzuar për mitmarrje kryeministrin e atëhershëm Vllado Buçkovskin, Ali Ahmetin dhe Musa Xhaferin.