Kreu i LR-PDSH-së, Ziadin Sela sot në vazhdimin e seancës konstitutive të Parlamentit në një replikë drejtuar deputetit të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, këti të fundit ia rikujtoi thënien e ish ministres së brendshme, Jankullovska ku thoshte që shqiptarët mund ti shfarosë për dy orë.

Sela i tha Dimovskit që kjo fjali e Jankullovskës është “gjenocidi” ndaj shqiptarëve që ka bërë politika e VMRO-DPMNE-së këto vite që është në pushtet.

Madje Ziadin Sela e ka akuzuar VMRO-DPMNE-në që deri sa ishte kryetar i Komunës së Strugës, kjo parti ia ka pamundësuar buxhetin që i takon Komunës së Strugës duke i vjedhur mbi 2 milion euro para të qytetarëve të Strugës.

“Kur flas për gjenocid mendoj fjalen e Jankullovskes kur thoshte që për dy orë i shfarosi shqiptarët. Ju jeni në gjendje të digjni shtetin vetëm të shpëtoni lëkurën tuaj. Mos u thirrni në popull, pse çfarë mendoni, mua kush më ka aprovuar të jem deputet i Kuvendit, edhe mua populli më ka votuar këtu. Lerëni këto politika, sepse kjo qasje e juaj mund të sjellë viktime në jetë për qytetarët. Sa i përket pushtetit lokal, ju nga VMRO-DPMNE ia keni vjedhë qytetarëve të Strugës 2 milion e gjysëm euro para që i takojnë atyre dhe komunës që unë kam drejtuar”, ka deklaruar mes tjerash sot në foltoren e parlamentit, lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela.