Ziadin Sela pas takimit me Johannes Hahn deklaroi se askush nuk do të formojë Qeverinë pa e pranuar platformën e partive shqptare dhe pa ligj për PSP-në.

“Asnjë nuk do të bëj qeveri pa e pranuar platformën shqiptare dhe pa miratuar ligjin për zgjatjen e mandatit të Prokurorisë Speciale Publike (PSP)”, tha Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët, pas takimit me Komisionerin Evropian, Johannes Hahn.

Në pyetjen se a do të bënte Alenca për Shqiptarët koalicion me LSDM-më, ai tha se 49 deputet plus 3 nuk bëjn 61, por në rast se Zaev ka 59 mandate atëher do mund të bisedonim me ta.

“Qeveria e re patjetër të bëjë ndryshime kushtetuese, gjuha shqipe të bëhet zyrtare dhe PSP-ja të bëhet kategori kushtetuese”, theksoi Sela.