Deputetët e Aleancës për shqiptarët Vesel Memedi, Ziadin Sela dhe Syrija Rashidi në seancën e parë konstituive të Kuvendit të Maqedonisë bojkotuan himnin duke mos qenë prezent gjatë intonimit të himnit maqedonas.

Ato u kthyen në Kuvend pas përfundimit të himnit të Maqedonisë.

Përndryshe nga PDSH mungojnë deputetët, ndërsa deputetët e Besës u ngritën në këmbë për himnin nacional Maqedonas.