Kryetari i Lëvizjes për Reforma PDSH z.Ziadin Sela, njëherit edhe njëri nga Liderët e Aleancës për Shqiptarët sot zhvilloi takim me shefen e Misionit te OSBE në Shkup Ambasadoren Nina Soumallainen. Lideri Ziadin Sela në takimin e informoi Ambasadoren e OSBE, për zhvillimet dhe aktualitet politike në vend, poashtu edhe për rolin konstruktiv të Aleancës për Shqiptarët në gjithë këtë proces si dhe kontributin e e tij për gjetjen e zgjidhjes me të favorshme në interes të formimit sa më të shpejtë të Qeverisë së re në Maqedoni.

Lideri Sela e informoi Ambasadoren e OSBE edhe për deklaratën e përbashkët të subjekteve politike shqiptare që e nënshkruan ate, si parakusht dhe domosdoshmëri për mbështetjen dhe formimin e qeverise së re nga te gjitha subjektet politike shqiptare. Ai më tej shpalosi dhe i arsyetoj edhe pikat kyçe të Deklaratës politike shqiptare duke nënvizuar dhe veçuar edhe sjelljen e Ligjit për përdorimin e Gjuhës shqipe, përkrahjen e parezerve si dhe vazhdimin e mandatit të punës së Prokurorisë speciale, implementimin dhe realizimin e të gjitha pikave te deklaratës së Koisionit të Pribesë për reformimin e plotë të sistemit të drejtësisë në Maqedoni, si dhe implementimin e të gjitha reformave që do ta përshpejtonin integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe antarësimin në NATO.

Duke e informuar Ambasadoren Nina Soumallainen se përcaktimi RM në strukturat e BE dhe NATO-s është prioritet dhe përcaktim politik i Aleancës për Shqiptarët, dhe njëkohësisht është pjesë kyçe edhe e Deklaratës së përbashkët e partive politike shiptare që e mbështetën dhe e nënshkruan atë.