Serbët e Kosovës kanë paralajmëruar protestë paqësore njëorëshe në Mitrovicë të Veriut, Graçanicë dhe Shtërpcë, në të njëjtën kohë.

Kjo protestë që pritet të nisë në orën 12:00 vjen si reagim pas rritjes së taksës së importit në 100 %, sipas një vendimi të Qeverisë së Kosovës, për mallrat e Serbisë.

Kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, ka thënë pas një takimi që serbët e Kosovës kanë pasë me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, se përfaqësuesit serbë e kanë informuar Vuçiqin se nuk do të jenë “vëzhgues të heshtur” ndaj masave të vëna nga Prishtina zyrtare.