Zgjerimi i rrjetit ndërkombëtar të gazit nga Shqipëria pritet të përfshijë Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën e Kroacinë, e nëpërmjet degëzimit të Kosovës, edhe Serbinë. Këtë e ka paralajmëruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e mbajtur në Kongresin Botëror të Naftës që po zhvillohet në Stamboll, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo strategji, sipas Ramës, bazohet në kompletimin e suksesshëm të gazsjellësit TAP, që pritet të përfundojë në vitin 2019 dhe me shpresën se Bashkimi Evropian do të mbështesë zgjerimin e TAP-it drejt Malit të Zi, Kroacisë, Bosnjës, Kosovës e Serbisë.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri i Shqipërisë ka nënvizuar faktin se vendi i tij ndodhet mbi një prej fushave më të mëdha të naftës në tokë në Evropë.