Oda e Mjekëve të Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se Oda e Mjekëve të Serbisë është duke bërë të pamundurën që të parandaloj anëtarësimin e OMK-së në Komitetin e Përhershëm të Mjekëve Evropian (Standing Committee of European Doctors- CPME).

OMK-ja ka theksuar se edhe pse është kërkuar tërheqja e aplikacionit për anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm ndërkombëtar, OMK është e vendosur që këtë proces ta shtyjë deri në realizimin e anëtarësimit në CPME.

“Ndonëse OMK-ja i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe kriteret e parapara më dokumente juridike të brendshme të CPME-së, të konfirmuara edhe nga udhëheqja e CPME-së, me qëllim të parandalimit të anëtarësimit të OMK-së në këtë organizatë ndërkombëtare, Oda e Mjekëve të Serbisë në koordinim me Qeverinë e Serbisë, është duke u përpjekur të pamundësojë anëtarësimin e OMK-së në CPME”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Në kuadrin e bashkëpunimit ndërkombëtar me organizata simotra, Oda e Mjekëve të Kosovës muaj më parë ka parashtruar aplikacionin për anëtarësim në Komitetin e Përhershëm e Mjekëve Evropian (Standing Committee of European Doctors – CPME). Me qëllim të përcjelljes së punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të CPME-së, Kryetari i OMK-së Dr. Pleurat Sejdiu dhe nënkryetari i OMK-së dr, Naser Gjonbalaj, do të marrin pjesë në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme t¢ë CPME-së, që do të mbahet me datë 10-11 nëntor 2018, në Gjeneve të Zvicrës.

Ndonëse OMK-ja i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe kriteret e parapara me dokumente juridike të brendshme të CPME-së, të konfirmuara edhe nga udhëheqja e CPME-së, me qëllim të parandalimit të anëtarësimit të OMK-së në këtë organizatë ndërkombëtare, Oda e Mjekëve të Serbisë në koordinim me Qeverinë e Serbisë, është duke u përpjekur të pamundësojë anëtarësimin e OMK-së në CPME. Ndonëse qëllimi dhe misioni i kësaj organizate ndërkombëtare është apolitik, profesional, filantropik dhe edukativ, shteti serb është duke u angazhuar që me ¢do kusht të ndalojë anëtarësimin e OMK-së, si përfaqësuese e Kosovës në këtë mekanizëm ndërkombëtar.

Për ti sinkronizuar veprimet joformale, Oda e Mjekëve të Serbisë me datë 7 nëntor 2018 i është drejtuar përfaqësuesve të lartë të CPME-së dhe përfaqësuesve të shteteve anëtare të CPME-së, me kërkesën gë shqyrtimi i aplikacionit te OMK-së të mos shqyrtohet fare në këtë fazë të dialogut pra te shtyhet pas zgjidhjes përfundimtare të problemeve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në letrën tille, e cila shihet se është korresponduar mirë me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, është shprehur tendenca që Republika e Kosovës të trajtohet si territor pa status te definuar dhe se statusi i jashtëm politik i Kosovës e pamundëson anëtarësimin e saj në këtë organizatë ndërkombëtare, duke u fokusuar në anëtarësimin e Kosovës në OKB .

Në përgjigje të një veprimi të tillë tendencioz, Kryetari i OMK-së, dr.Pleurat Sejdiu, i është drejtuar Presidentit të CPME-së, përfaqësuesve të Asamblesë së Përgjithshme dhe Sekretares së Përgjithshme të CPME-së, mbi pretendimet sabotuese të Odës së Mjekëve të Serbisë. Në këtë letër është bërë me dije se, edhe pse në procesin e bisedimeve të deritanishme, Kosova dhe Serbia kanë marr obligime që mos të pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese dhe nismat regjionale, sjellja e Odës së Mjekëve të Serbisë shpërfaqë politikën e jashtme të Serbisë, tanimë të identifikuar si armiqësore dhe qëllim keqe ndaj shtetit të Kosovës dhe ndaj zotimeve të marta pata institucioneve të BE.

Ndonëse është kërkuar tërheqja e aplikacionit për anëtarësim të Kosovës në këtë mekanizëm ndërkombëtar, OMK është e vendosur që këtë proces ta shtyjë deri në realizimin e anëtarësimit në CPME.

Me këtë rast shfrytëzojmë rastin që ta falënderojmë Konsullatën e Republikës së Kosovës në Zvicër, Konsullit të Përgjithshëm z Ramadan Avdiut, Konsullit z. Benjamin Nikoliqi, të cilët kanë bere përpjekje të plota gë ta ndihmojë OMK-në në realizimin e objektivave të ligjshme. Po ashtu falënderojmë zyrtarët e Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrit, për përkrahjen e dhënë gjatë angazhimit tonë në këtë proces.

Të vendosur që të mbrojmë dinjitetin e shtetit tonë, e po ashtu edhe komunitetit tonë profesional, jemi të bindur se OMK-ja do të jetë përfaqësuese e Republikës së Kosovës në CPME, si rezultat 1 votimit nga ana e Asamblesë së Përgjithshme të CPE-së, që do të mbahet me datë 10 nëntor, ne Gjenevë të Zvicrës.