Përpos kritikave të mëdha për infrastrukturën e klubit, Shaqiri ka treguar edhe një fakt të pabesueshëm që i ka ndodhur gjatë një seance stërvitore.
“Një herë gjatë stërvitjes më është dashur të ekzekutoj 200 goditje këndi nga e majta dhe në të djathtë. S’më kishte ndodhur më parë një gjë e tillë”, deklaroi Shaqiri.