Qeveria në Shkup po rrit përpjekjet që Maqedonia të bashkohet me NATO-n, duke argumentuar se anëtarësimi në këtë aleancë ushtarake vendin do ta mbrojë nga ndërhyrja ruse në punët e saj të brendshme.
“Efektet që paraqesin përzerje në këtë qëllim strategjik nuk janë të dobishme, e as miqësore,” ka thënë ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë, Radmilla Shekerinska në një intervistë javën e kaluar në Shkup për agjencinë “Bloomberg”.

“Edhe përpara zgjedhjes të Qeverisë, kemi qenë dëshmitarë të një ‘rrjedhje’ të informacionit mbi përpjekjet e Rusisë për të ushtruar ndikim në sferat kryesore politike dhe të sigurisë. Ne kemi qenë të shqetësuar për këtë. Ne besojmë se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO mund të parandalojë këtë përpjekje “, ka thënë Shekerinska.
Që nga qershori, pas ndryshimit të pushtetit, pas një dekade, Maqedonia po tenton që t’i ringjall përpjekjet për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe NATO-n, shkruan “Bloomberg”.
Shekerinska poashtu ka thënë se qeveria e kryeministrit Zoran Zaev është duke u përpjekur për të përmirësuar marrëdhëniet me Greqinë, e cila për shkak të mosmarrëveshjes rreth emrit po bllokon përpjekjet e Maqedonisë për t’u anëtarësuar në NATO, dhe gjithashtu kjo qeveri është e përqëndruar në reformat e brendshme, në mënyrë që “sa më shpejt që të jetë e mundur” të hyjë në aleancën ushtarake të Atlantikut të Veriut.

Maqedonia duhet të bëjë përpjekje rreth çështjeve të sundimit të ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit, të cilat aktualisht janë si një problem kyç, kur është fjala për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, ka thënë Sheqerinska.

“Ne do të mbetemi të angazhuar për të realizuar këto reforma, por gjithashtu do të kërkojmë edhe nga shtetet anëtare të NATO-s t’i vlerësojnë këto përpjekje, që të marrin parasysh rezultatin e arritur duke e kurorëzaur me një vendim sa më shpejtë që të jetë e mundur”, ka thënë minstrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.

Duke u përpjekur që të ndjek shembullin e Malit të Zi, i cili në qershor u bë anëtar i NATO-s, Maqedonia në vitin 2018, do të rrisë buxhetin për mbrojtjen, i cili aktualisht është më i vogël se një përqind i BPV (GDP), ka thënë ministrja Sheqerinska.

Shekerinska, e cila është edhe Zëvendëskryeministre e Maqedonisë, ka përshëndetur vizitën e javës së kaluar të nënpresidentit amerikan, Pens, në Malit të Zi, duke vënë në dukje se vizita e tij paraqet një “mesazh kyç” që eliminon çdo dyshim të mëparshëm lidhur me angazhimet e Uashingtonit dhe NATO-s në rajon.