Sheshi i Kryeqytetit ishte i vetmi vend në Shkup, i gjallëruar nga atmosfera festive. Ky ndërrim motesh pritet të jetë një nga vitet më të varfër për nga organizimi i festimeve. Qyteti i Shkupit hoqi dorë nga cdo festim, duke i derivuar fondet në ndihmë të fëmijëve të fshatit SOS. Ndërsa komuna e Çairit, por edhe ajo e Qendrës, mbetën gjithashtu pa aktivitete. Në festimet e deritanishme, janë shënuar vetëm aktivitetet për fëmijë, ndërsa që prej një jave, në sheshin “Maqedonia” janë hapur tezgat me produkte të ndryshme, si dekorative ashtu dhe ushqimore. Pjesa më e madhe e të anketuarve nga Alsat kanë zgjedhur shtëpinë për të festuar sonte.

Do të qëndrojmë në shtëpi, me bredhin tonë të stolisur”. Tha një qytetar I anketuar.

“Në shtëpi do festojmë, me fëmijët dhe gruan”, u përgjigj shkurt një qytetar tjetër.

“Do jemi pak në Qendër dhe pastaj në shtëpi. Nuk kemi bërë plan për jashtë diku, më mirë na vjen kur jemi të gjithë bashkë në shtëpi”, theksoi një qytetar. /Alsat-M/

skopje37

skopje17

skopje