Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në vazhdimin e seancës së gjashtë duhet ta fillojë debatin për propozimin për shkarkimin e prokurorit shtetëror publik, Marko Zvërlevski.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dje e hapi këtë pikë dhe paralajmëroi se për fjalim janë paraqitur numër i madh i deputetëve, pas çka e ndërpreu seancën dhe vazhdimin e saj e caktoi për sot në ora 11:00. Për diskutim janë paraqitur mbi 90 deputet. Nëse parlamenti nuk e shkarkon Zvërlevskin deri më 17 korrik, emri i prokurorit të ardhshëm do të dihet në vjeshtë.

Më 17 korrik është caktuar seanca e Komisionit për financim dhe buxhet në të cilën do të diskutohet rebalanci i buxhetit. Sipas Rregullores për punë të Parlamentit, gjatë debatit për rebalanc të buxhetit, Parlamenti nuk mund të caktoj seancë plenare./Gazeta Express/