Policia italiane dhe ajo gjermane kanë shkatërruar një grup kriminal që grabisnin furgonat që transportonin sende me vlerë.

Operacioni i përbashkët është zhvilluar në  provincat e Salernos, Napolit, Foggias, Veronës në Itali dhe në disa zona  në Gjermani.

Në pranga u vunë 19 persona, italianë dhe shqiptarë dhe për realizimin e grabitjeve grupi ka përdorur edhe armë luftarake.

Hetimet për shkatërrimin e këtij grupi kriminal nisën në shkurt, pas grabitjes së një furgoni sendesh me vlerë në Fisciano.

Autoritetet gjermane dhe italiane kanë koordinuar operacionin që është vënë në zbatim në orët e para të mëngjesit të sotëm. Deri tani janë dokumentuar 5 grabitje dhe njëra e mbetur në tentativë.