Goal.com ka përzgjedhur Shkëlzen Gashin si njërin ndër futbollistët më të mirë të pozitës së tij në MLS .
Shkëlzen Gashi ka pasur një edicion të jashtëzakonshëm me skuadrën e tij Colorado Rapids, me të cilën skuadër ka siguruar Play-offin në MLS.
Pas këtyre paraqitjeve, portali i njohur anglez e ka përfshirë Gashin në mesin e anësorëve më të mirë në këtë ligë .
Më saktësisht, Gashi ishte i katërti në këtë listë.