Arberëshët e kanë ruajtur ndër shekuj gjuhën shqipe, ndërsa fëmijët e emigrantëve që kanë lindur atje e flasin me vështirësi.

Në Asti të Torinos jetojnë rreth 7 mijë shqiptarë dhe fëmijët deri tani e kanë mësuar shqipen vetëm nga DigitAlb.

Por prej shtatorit ata do të kenë shkollën e tyre ku do të mësojnë jo vetëm gjuhën shqipe, por edhe historinë.

Ndiqni reportazhin e gazetares Beti Njuma./TCH/