Sipas prognozave të para rreth fitmit të mjeteve nga organizimi i ndeshjes së Super Kupës, qyteti i Shkupit ka fituar rreth 20 milionë euro nga turistët e huaj. Ndërsa thuhet se janë harxhuar rreth 200 mijë euro për organizimin e ndeshjes.

Paratë e harxhuara kryesisht janë përdorur për fan zonën neutrale e cila ishte e stacionuar në sheshin Maqedonia, si dhe për promovimin e video-klipit për prezantimin e Super Kupës në Shkup.

Deri para dy javëve ende nuk dihej se a do të mbahet kjo ngjarje e madhe futbollistike në Shkup. Janë ndarë mjete shtesë për tejkalimin e problemeve.

Anti-reklamë më negative bënë hotelierët të cilët anuluan një numër të madh të rezervimeve në hotelet të cilat ishin të rezervuara para një viti, që të nesërmen nga pesëdhjetë euro çmimi të rritet në 1500 euro në hotelet të cilat sipas kategorizimit nuk kanë as tre yje.

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se gjatë ndeshjes së Super Kupës nuk janë regjistruar incidente të mëdha, por ka pasur disa arrestime për shitje joligjore të biletave dhe brendeve të ekipeve./Telegrafi/