Një vajzë nga Shkupi përfundoi në spital pasi u maltretua dhe u rrah nga i dashuri në banesën e tij në Shtip.
Mbrëmë rreth orës 23 në qendrën e qytetit në Shtip,pas një ndeje të gjatë në mes të personit me inicialet A.A.(23) nga Turqia dhe të dashurës së tij 20-vjeçare nga Shkupi, që të dy studentë me qëndrim të përkohëshëm në Shtip, ata janë drejtuar për te shtëpia ku jetonte përkohësisht A.A.

Mirëpo,kur janë futur në shtëpinë e tij, ai e ka mbyllur derën, e ka fshehur çelësin dhe ka filluar ta ofendojë e ta godasë në fytyrë dhe trup.

Vajza për një moment arrin që të shkruaj një SMS deri tek shoqja e saj e t’i tregojë se ku gjendet, në mënyrë që pastaj të intervenojë policia e cila e gjen vajzën në dhomën e A.A. i cili e kishte mbajtur me dhunë gati gjysmë ore.

Më pas ajo është dërguar në Spitalin e Shtipit ku janë konstatuar lëndime trupore, pas çka është lëshuar për shërim shtëpiak. A.A. është arrestuar dhe mbajtur në stacionin policor në Shtip për hetim të mëtejshëm.