Goran Stevanofiq nga fshati Zhbevac në Bujanoc, u shokua kur në dokumentin e vdekjes së babait të tij, e pa të shkruar se Bujanoci është në Republikën e Kosovës.

Lajmi për këtë dokument ka bërë punë në të gjitha mediat në Serbi, duke e quajtur dokument skandaloz.

E vetë Stevanoviq, ka deklaruar për mediat serbe se frikësohet se ky dokument do t’i njihet në Serbi, për shkak se ai bën biznes atje.

“Bujanoci i Maqedonisë shpallet Republikë e Kosovës”, është njëri nga titujt në mediat serbe.

Ai në spitalin e Shkupit e ka nxjerrë këtë dokument zyrtar rreth vdekjes së babait të tij, në të cilin shkruhej se Bujanoci gjendet në Republikën e Kosovës.

Sipas tij, ai ka parë në spital se babai i tij ka pasur një aksident në vitin 1984, ku është transferuar në spitalin më të afër – atë të Shkupit, e disa ditë më vonë i është dorëzuar plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Atij në spital i kanë thënë se sistemi është shumë i komplikuar dhe ndryshimi nuk mund të bëhet – kështu thjesht e ka marrë dokumentin dhe është larguar.