Reperi i suksesshëm shqiptar Noizy, i njohur nga të gjithë si themeluesi i grupit “OTR” ka shpërthyer sot në një status kundrejt bashkëpunëtores së tij të ngushtë në 3 vitet e fundit, Enca Haxhia. Ndonëse në statusin e Noizy-t nuk përmendet asnjë emër, referuar fakteve të përmendura në shkrim si “SelfMade” të cilën Enca e ka të shkruar në profilin e saj në instagram, apo edhe kontrata me “Universal”, të çojnë vetëm tek emri i saj. Për më shumë, lexoni më poshtë, çfarë shkruan Noizy.

“Hajdutët kanë arsye që vjedhin, ai që vret ka 1 arsye të fortë që vendos të vrasë, gjithashtu edhe ai që gënjen ka arsyet e veta kuptohet, por të jesh mosmirënjohës s’e kuptoj.

E kuptoj që ti do t’u tregosh njerëzve me këmbëngulje qe je ‘selfmade’, por të gjithë e dinë se kush të bëri, të gjithë e dinë kush ishe kur ishe vetëm, dhe të gjithë e dinë se kush u bëre kur u bashkove me “OTR”, kështu që atë ‘selfmade’ shko e thuaja dikujt tjetër jo neve, nuk është turp të thuash që më ka ndihmuar grupi, sepse do, s’do ti, jemi grupi më i suksesshëm në Shqiptari, ishe a nuk ishe ti asgjë nuk do ndryshoi.

Ti dhe “stafi” keni hyrë në “Universal” me forcat e tua? Cili staf? Shoferi makinës, apo make up artist?! Mos harro se as nuk të njihnin dhe u desh të bisedoja 30 min me to për ty dhe qe vendosëm të japim 1 shans, dhe gjithë kjo bisedë është inçizuar për prova.

Shko thirr gazetarët prapë dhe jep intervistë të saktë, pa rrena, se s’ke arsye. Deri atëherë je jashtë grupit “OTR”, #OTR2THEFULLEST”, – përfundon ai. Nuk e dimë për cilën intervistë të Encës bëhet fjalë, por ai qenka vërtet i inatosur.