Gjatë një manipulimi rutinor në bllokun 1 gjashtë kilovoltësh në termoelektranën e Manastirit, rreth orës 13:00 të ditës së sotme, pas një gabimi të paqëllimshëm njerëzor, ka ardhur deri te shpërthimi i zjarrit.

Sipas AIM-së, zjarri përfshiu sistemin e kabllove, por është intervenuar në kohë dhe zjarri është shuar shumë shpejtë.

Nga termoelektrana bëjnë të ditur se në këtë shpërthim zjarri është lënduar një punëtorë që është dërguar në spitalin e Manastirit, ku është konstatuar se nuk është në rrezik jete.

Ekipet e sanimit të defektit kanë bërë çmos që blloku të kthehet në funksion në ditën e nesërme. Zjarri nuk ka shkaktuar dëme të mëdhaja materiale, si edhe nuk ka ndikuar në furnizimin me energji elektrike.