Një shpërthim i ‘madh’ është raportuar mbrëmë në metro të Parisit.

Pas këtij shpërthimi dhjetëra njerëz janë evakuuar nga stacioni.

Sipas raporteve, shpërthimi është shkaktuar nga rryma, mirëpo incidenti ka ngritur alarm në kryeqytetin francez i cili ende është në një gatishmëri të lartë.

Nga ky incident tetë persona janë lënduar. Policia dhe oficerët e sigurisë janë prezent në vendin e ngjarjes.