Gazetarja e BBC, Rebeka Morel është gjendur me grupin e turistëve gjermanë te vullkani Etna në Sicili, kur erdhi deri te shpërthimi dhe mbi ta nisën të bien gurë të zjarrtë.
Në video-xhirimin, të cilin Morel më vonë e publikoi në rrjetin Twitter mund të shihet se si turistët ikin drejt mini-busit, me të cilin më vonë janë drejtuar për në vend më të sigurt.

Në incident askush nuk ka humbur jetën, edhe pse shumë veta pësuan lëndime në kokë dhe djegie, shkruan “Daily Mail”.

Autoritetet italiane kanë bërë të ditur se në momentin e shpërthimit te vullkani ndodheshin 35 turistë. Ende nuk ka detaje lidhur me numrin e saktë të personave të lënduar.