Përveq veshjes dhe grimit, që të dukemi sa më bukur shpesh të domosdoshme janë edhe produktet kozmetike.

Të gjithë preferojnë markat e njohura, dhe rrallë herë në treg mund të gjenden produktet shqiptare, por në fakt ka edhe disa prej tyre që kanë bërë bujë në tregun ndërkombëtar.

Mund edhe të mos e keni ditur por ekziston një parfum në treg me emrin “Shqipëria Ime”, i cili ka aromën e luleve dhe çajit të malit.

Për këtë prodhim falënderues duhet t’i jemi shqiptares Jola Hasimi, e cila si një fashioniste që punon për markën “Gucci”, ka krijuar këtë parfum në shtëpinë e saj të modës “JH”, i cili edhe për nga paketimi shfaq dy ngjyrat kuq e zi.

Ky parfum gjendet kudo në treg, por më së shumti në Itali, mund të përdoret nga të dy gjinitë, shitet në 50 mililitra dhe çmimi i tij në treg sillet rreth 80 euro.

“Shqipëria Ime” është renditur për një kohë të gjatë në katalogun e 10 parfumeve më të mira në Itali.

 

 

 

 

parfumi-Shqiperia-ime-2

 

Jola-Hasimi

 

guci