Më shumë se 3 milionë shqiptarë me të drejtë votë, sot do të votojnë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlament.

Zgjedhjet nuk kanë nisur qetë. Një polic ka vrarë veten në një qendër votiomi në Korcë, Në shëngjin ka pasur të shtëna me armë zjarri, është rrahur keq një nga komisionerët e LSI-së, PD ka tërhequr 30 komisionerë nga qendrat e votimit në Lushnje, dhe ka akuzuar se PS po blen vota dhe janë shënuar vonesa në hapjen e disa qendrave të votimit, për shkak të vonesës së Komisionerëve.

Në këto zgjedhje në garë janë 2.666 kandidatë për Parlamentin e ardhshëm. 5.362 qendrat e votimit u hapen në ora 07:00 dhe mbyllen në ora 19:00, dhe të drejtën për të votuar do ta kenë 3.451.896 qytetarë.

Politikanët kanë hedhur tashmë votat e tyre dhe kanë dhënë mesazhet e para për shqiptarët. Presidenti në largim Nishani këkron pjesmarrje aktive për të konstribuar sic tha, për demokracinë.

Zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri, vijnë pas  një marrëveshje të rëndësishme midis dy partive më të mëdha për përpjekjet e mëtejshme për vendin që përfundimisht të bashkohet me Bashkimin Evropian.